LajmeMaqedoni

Del përmbajtja e kërcënimit për bombë në aeroportin e Shkupit

“Shtetasit e Maqedonisë janë bashkëfajtorë në shkatërrimin e vendit tim. Prandaj sot u bashkuam me njerëzit tanë të njëmendimit dhe partinë politike për të bombarduar lokacionet e mëposhtme në Shkup, 8 bomba në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 5 bomba në Arenën Kombëtare “Toshe Proeski”, një bombë në ndërtesën e FFM-së, një bombë në QT “East Gate”, dy bomba në hotelin “Meriot” dhe një bombë në hotelin “Senigalia””, shkruan në letrën që sot në mëngjes është dërguar në adresën elektronike të aeroportit të Shkupit, tekst që tashmë po shpërndahet në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në letër ndër të tjera thuhej se bombat po aktivizohen dhe do të shpërthejnë në “lëvizje sizmike”.

“Ne mund ta bëjmë këtë çdo ditë, a e dëshironi këtë?” Sepse fundi nuk ju duket i mirë juve dhe fëmijëve tuaj, qytetarëve, njerëzve. Ose mund të vendosni që më në fund të merrni vendimin e duhur. Pezulloni sanksionet, muta”, thuhet në mesazhin kërcënues për bomba./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button