Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot do të marrin pjesë në ndarjen e banesave sociale për qytetarët në Probishtip përmes Programit për kategori të cenueshme të qytetarëve.
Kovaçevski dhe Boçvarski gjatë qëndrimit të Probishtip do të vizitojnë dhe disa biznese.