Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se afro një ore pas mesnate ka privuar nga liria 44 vjeçarin D.J. nga një fshat i Tetovës i cili kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.
“Mbrëmë (19-dhjetor), rreth pesëdhjetë minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin D.J. (44) nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja dhe djali i tij se rreth orës 23:30 në shtëpinë e tyre familjare i kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë./Alsat.mk