Dje (18-dhjetor) në ora 10:00 në SPB Tetovë është raportuar se personi M.I. (69) nga Zherovjani i Tetovës, në vendin e quajtur “Pishat e Stançës”, atar i ishatit Stençe të Tetovës, ku ka qenë në gjueti me tre persona të tjerë, është vetëplagosur në këmbën e djathtë.
Sipas njoftimit, ai pushkën e gjuetisë e kishte mbështetur në veturë dhe në momentin kur automjeti është startuar, pushka ka rrëshqitur, ka rënë për tokë dhe ka qëlluar një plumb që ka goditur personin M.I. në këmbë, i cili më pas është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes. Rasti është duke zbardhur dhe dokumentuar. Flaka