LajmeMaqedoni

MPJ tregon arsyet pse i’a ndaloi Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë

Shkup, 6 qershor – Ministria e Punëve të Jashtme e refuzoi kërkesën e Ambasadës Ruse për lejen speciale të shfrytëzimit të hapësirës ajrore për fluturim deri në Beograd, për shkak të asaj që Qeveria ka sjellur vendim të përgjithshëm për mbylljen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut për aviotransportuesit në pronësi të Federatës Ruse, njoftoi sot MPJ në lidhje me vendimin të mos lejohet fluturim përmes hapësirës sonë ajrore të aeroplanit me të cilin shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov duhej të udhëtojë për vizitë në Serbi.

Vendime për ndalesën e fluturimit të aeroplanit të Lavrov përmes hapësirave të tyre ajrore sollën edhe Bullgaria dhe Mali i Zi, për shkak të së cilës vizita e ministrit të Punëve të Jashtme në Beogras, e parashikuar për sot dhe nesër, ishte anuluar.

Sipas paralajmërimeve, Lavrov gjatë qëndrimit dyditësh në Beograd duhej të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Selakoviq, kryetarin e Kuvendit Ivica Daçiq dhe kryeun e KOS, patriarkun, Porfirij.

Në lidhje me ndalesën u shpreh edhe MPJ-ja ruse, e cila vlerësoi se me këtë mbyllet edhe një kanal për komunikim.

“Vendet përreth Serbisë e mbyllin kanalin e komunikacionit, duke mos lejuar të fluturojë aeroplani i Sergej Lavrov, i cili përgatitej ta vizitojë Serbinë. Delegacioni rus duhej të arrijë në Beograd në bisedime. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s e mbyllën hapësirën ajrore, mbyllën edhe një kanal të komunikacionit”, deklaroi dje zëdhënësja e MPJ-së ruse, Marija Zaharova, duke shtuar se “Moska nuk është ajo që krijon perde të re të hekurt, por Evropa është ajo që e rrethon Rusinë.

Show More

Related Articles

Back to top button