LajmeMaqedoniRajon

Mali i Zi dhe Bosnja në samitin e Ohrit

Liderëve do t’u drejtohen me mesazhe Escobar dhe Varhelyi

Përveç presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në samitin e Ohrit do të marrë pjesë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç dhe kreu i Këshillit të Ministrave të BeH, Zoran Tegeltija.

Liderëve ballkanike do t’u drejtohet përmes lidhjes video i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Komisioneri Evropian. për zgjerim Oliver Varhelji. Të tre liderët iniciatorë të nismës Ballkani i Hapur i adresuan një letër të përbashkët qeverisë se re gjermane për t’i mbështetur në Ballkanin e Hapur.

Kundërshtimin ndaj Ballkanit të Hapur e ka shprehur kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti malazez Milo Gjukanoviç. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të angazhohen për një marrëveshje të përbashkët për të luftuar evazionin fiskal në të tre vendet.

Janë hapur korsi të shpejta në vendkalimet kufitare për mallra nga Ballkani i Hapur, dhe në pikëkalimin kufitar më të ngarkuar dhe më të shpejtë në rajonin Preshevë – Tabanovcë, ku kalojnë rreth 600 kamionë në ditë, koha e ndalimit të kamionëve tani është rreth 15 minuta.

Po punohet për harmonizimin e procedurave për shkëmbimin ndërkufitar të produkteve bujqësore si dhe uljen e tarifave të ndryshme administrative, detyrimet e eksportit dhe importit te mallrave./Klan News/

Show More

Related Articles

Back to top button