LajmeMaqedoni

30 ditë paraburgim për 29 vjeçarin nga Velesi pasi goditi për vdekje një vajzë të mitur

Është caktuar 30 ditë paraburgim për 29 vjeçarin Angellço nga Velesi, i cili të shtunën me veturë goditi për vdekje 11 vjeçaren Magdalena gjithashtu nga Velesi, informon Zhurnal.

Shoferi ishte arrestuar dy ditë më vonë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij është ngritur kallëzim adekuat penal. Sipas avokates Ruzhica Nikollovska, në kodin penal parashihet edhe vepër tjetër penale, ikje nga vendi i ngjarjes, e të cilën e ka shkaktuar vet shoferi.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22 në Veles. Familja po kalonte rrugën në vendin e shënuar për këmbësorë, kur 29 vjeçari me veturën e tij ka goditur 11 vjeçaren dhe të ëmën e saj. Vajza përshkak goditjes së rëndë, ka ndëruar jetë në vendngjarje, ndërsa me lëndime në kokë është dërguar në spital. Në vendngjarje ka qenë edhe babai i vogëlushes, por ka qenë disa hapa mbrapa tyre dhe e ka parë të gjithë tragjedinë. Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa targa e veturës e cila atë moment ka rënë nga vetura, ka dëshmuar për identitetin e veturës dhe shoferit. Policia e gjeti veturën ndërsa shoferi u arrestua dje./Zhurnal.mk

Show More

Related Articles

Back to top button