LajmeMaqedoni

Bislimoski: Jam kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski, pas mbledhjes së 53-të të Bordit Rregullatorë të Komunitetit të Energjisë, të mbajtur në Athinë, theksoi se do të dërgojnë një sinjal të qartë për konsumatorët që kursejnë, se do të kenë reduktim të kostos për energjinë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai sqaron se në këtë moment EMV ka dorëzuar ofertat e saj tek EVN Home për furnizuesin universal të energjisë elektrike, tek Elektrodistributori për çmimin e humbjeve të energjisë elektrike.

“Deri në fund të kësaj jave ose të hënën do të dorëzojë ofertën e çmimit për humbjet në rrjetin e transmisionit. Siç e theksova edhe para disa muajsh, jam kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke qenë se kur ka qenë e nevojshme Komisioni Rregullator i Energjisë ka rritur çmimin e energjisë elektrike si për amvisëritë ashtu edhe për konsumatorët e vegjël dhe ky është viti kur kemi rritje të ndjeshme të prodhimit vendor të energjisë elektrike”, theksoi kryetari i KRRE-së dhe shtoi se kur do të ndizet termocentrali i Negotinës, për rreth 25 për qind, do të relaksohet situata sa i përket varësisë nga importi për nevojat e konsumatorëve të vegjël.

Njëkohësisht ai thekson se vazhdon koncepti i aplikimit të blloqeve tarifore, i cili tashmë është futur në gjithnjë e më shumë vende, i cili po funksionon dhe aplikohet./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button