LajmeMaqedoni

KISHA NDALON VARRIMIN GJATË FESTAVE

Kisha Ortodokse e Maqedonisë ndalon varrimin gjatë festës së Shën Nikollës, ky vendim ka filluar të zbatohet gjatë këtij viti. Personat që kanë ndërruar jetë të shtunën, të dielën dhe të hënën, do të varrosen të martën. Për ndryshimet familjarët e të vdekurve janë njoftuar nga shërbimet mortore të Butelit.

“Për ndryshimet nuk ishte në dijeni as prifti, të cilin e njoftuam për varrimin. U lajmërua diku dhe pyeti. Edhe atij nuk i besohej, por na tha se vërtet ka ndalesë prej këtij viti, kështu që u morëm vesh që varrimi të kryhet të martën”, u shpreh një qytetar i cili gjatë vikendit kishte rast vdekje.

Lajmin për a1.on e ka konfirmuar edhe Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) nga ku theksojnë se nuk do të ketë varrime gjatë festës së Shën Nikollës dhe se besimtarët e krishterë varrimin duhet ta anulojnë edhe gjatë Krishtlindjeve dhe Pashkëve.

Show More

Related Articles

Back to top button