Lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoski, ka reaguar në lidhje me seancën për procedurën disiplinore ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, pasi pushteti votoi kundër. Ai ka thënë se nga sot Kodi Etik i deputetëve nuk ekziston.
“Nga sot Kodi Etik i deputetëve nuk ekziston. Me veprimin e sotëm LSDM-ja e arsyetoi sjelljen e Xhaferit ndaj nëpunësve të Kuvendit. Ofendimi ndaj nëpunësve dhe mbyllja e derës për deputetët e opozitës është diçka që ndodh në çdo institucion dhe që e përjeton secili qytetar çdo ditë, me mobing dhe nënçmime”, tha Mickoski.
Ndryshe, sot përfundoi pa filluar seanca për procedurën disiplinore ndaj kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, për shkak se rendi i ditës u mbivotua nga deputetët e shumicës.