LajmeMaqedoni

Boçvarski: Gjithkund është rritur çmimi i pikëpagesave rrugore, tek ne ende jo

Në këtë moment nuk kemi bërë analizë shtesë se në cilin drejtim duhet të shkojnë çmimet nëpër pikat pagesore. Në rajon, në disa vende çmimet e pikave pagesore rriten, tek ne mbeten të njëjta, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë rritje të çmimit të pikave pagesore.

Sipas tij, në këtë moment është e rëndësishme të vazhdojë ndërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës rrugore me dinamikë të fuqishme për të kapur hapin me vendet e zhvilluara evropiane në fushën e infrastrukturës rrugore.

Boçvarski tha se po jepet kontribut i fuqishëm përmes realizimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, diçka që siç tha ai, “do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen, por nuk duhet vënë në pikëpyetje likuiditeti i Ndërmarrjes Publike, por edhe i mjeteve buxhetore për të vazhduar realizimin me dinamikë të fuqishme të tyre”.

Ministri i Transportit thekson se goditjet e çmimeve shkaktuan probleme në të gjithë sistemin e ndërtimit dhe ndërtimtarisë. Kjo sipas tij është ndjerë më së shumti në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, sepse gjatë këtij viti oscilojnë dhe u rritën në mënyrë enorme çmimet e materialeve të ndërtimit, hekurit, asfaltit, betonit.

“Dhe kjo krijoi problem në realizimin e projekteve kapitale, por ne në asnjë moment nuk ndaluam asnjë projekt për shkak të këtij problemi apo rritjes së çmimeve, sepse ruhet likuiditeti i NP për rrugët shtetërore… “, tha Boçvarski i cili në konferencë për media shtoi se është shpallur thirrje për subvencionimin e linjave të reja ajrore.

Ai numëroi investimet aktuale dhe të ardhshme dhe theksoi se në masë të madhe realizohen me financat nga pagesa e taksës rrugore. Investimi në autostradën e Korridorit 8 nga Kërçova në Ohër arrin 600 milionë euro, në rrugën ekspres Gradsko drejt Prilepit mbi 50 milionë euro, në drejtimin rrugor të Pletvarit e cila është përfunduar është mbi 5 milionë euro, ndërsa 66 milionë euro në rrugën ekspres Shtip-Radovish e cila poashtu përfundoi sivjet.

“Plani për vitin e ardhshëm është hapja e ndërtimit, nëse arrihet marrëveshje me kompaninë Behtel të mbi 120 kilometrave autostrada të reja. Kjo do të thotë se shteti duhet të ndjekë dinamikën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore që të mund edhe në rajon të jemi më të mirët sa i përket infrastrukturës rrugore, sepse nga ana jonë kryqëzohen dy korridore të rëndësishme rrugore, Korridori 10 dhe Korridori 8. Tashmë kemi marrë mbështetje nga BE-ja për Korridorin 8 i cili vetëm pak javë më parë është përfshirë në hartën e korridoreve kryesore, ndërsa më parë ishte vetëm në hartën e korridoreve dytësore”, tha Boçvarski.

Show More

Related Articles

Back to top button