LajmeMaqedoni

Strugë, të burgosurit dilnin nga burgu dhe shisnin kokainë

Nga MPB thonë se dy të burgosurit shfrytëzonin ditët e lira për të kryer veprimet kriminale.

“Përkatësisht, T.Sh. dhe D.O., si pjesë e këtij grupi të organizuar kriminal, ishin duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës ku duke shfrytëzuar përfitimet për lirim ditor nga burgu, së bashku me personin A.M., u shisnin kokainë personave në mbarë shtetin, për çka Departamenti për Luftimin e Krimit të Rëndë dhe të Organizuar ka siguruar dhe dokumentuar blerjet dhe shitjet dhe materialet dëshmuese. Më datë 20.12.2022 është kryer kontroll në shtëpinë e A.M., i cili së bashku me T.Sh. dhe D.O., të cilët aktualisht ndodhen në burgun e Manastirit, gjatë ditës do të dërgohen para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button