LajmeMaqedoni

Psikiatri i mirënjohur gostivaras Dr. Imran Memedi merr titullin doktor i shkencave të mjeksisë në drejtimin e neuroshkencave

Në fakultetin e shkencave mjeksore të universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, specialisti i psikiatrisë Dr. Imran Memedi, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, ku trajtoi temën “Funksionaliteti kognitiv dhe kualiteti i jetesës të pacientit me skizofreni”.

Anëtarët e komisionit në përbërje Lençe Millosheva mentore interne, prof. dr. Kneginja Richter mentore eksterne, prof. dr. Sasho Stojçev kryetar komisioni, prof. dr. Gordana Stankovska dhe prof. dr. Valentina Velkovska Nakova e vlerësuan lartë punën shkencore dhe hulumtuese të kandidatit Dr. Imran Memedi.

Ndryshe, Dr. Imran Memedi është i lindur më 01.08.1972 në fshatin Çajlë të Gostivarit. Ka punuar si psikiatër në Spitalin Psikiatrik në Shkup. Prej vitit 2017 punon në Spitalin Klinik në Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button