Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në 5 sezonet e fundit.
Shkëndija mban vendin e 151 në ranglistën që përfshin gjithsej 423 klube nga gjithë vendet e Evropës. Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq komplet listën e klubeve edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Në vendin e dytë nga ekipet e Maqedonisë, rreshtohet FC Shkupi , duke lënë pas Madonija Gj.P., Sileksin, Akademia Pandevin, Renovën, Struga Trim Lum, Vardarin dhe Rabotniçkin.
Nga ekipet e tjera shqipatare, KF Laçi është në vendin e 174 dhe i pari nga skuadrat e tjera në Shqipëri, ndërsa KF Drita është lidere e skuadrave kosovare, duke u ndalur në vendin e 199.
Maqedonia e Veriut
151 Shkëndija
185 Shkupi
356 Makedonija Gj.P.
361 Sileksi
382 Akademia Pandev
409 Renova
417 Struga
418 Vardari
418 Rabotniçki
Shqipëri
174 Laçi
254 Partizani
280 Teuta
282 Kukësi
298 Tirana
338 Vllaznia
411 Luftëtari
Kosovë
199 Drita
304 Prishtina
334 Ballkani
370 Llapi
371 Gjilani
372 Feronikeli