LajmeMaqedoni

Transporti publik në kaos, Arsovska: Asgjë nuk ka të re, gjithçka që kishim për të thënë e thamë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska vazhdon tu shmanget mediave për të sqaruar se kur do të zgjidhet tërësisht problemi me transportin publik në kryeqytet. Arsosvka thotë se nuk ka çka të flasë, edhe pse çdo ditë qytetarët përballen me vonesa për në punë, ndërsa nxënësit për në shkollë.

“Asgjë nuk ka të re, gjithçka që kishim për të thënë thamë”, u përgjigj shkurt Arsovska.

Por çka u tha, 500 njerëz janë në rrugë pa punë, ndërsa 500 mijë banorë të kryeqytetit presin çdo ditë autobus dhe vonohen për në punë, duhet diçka tu thoni qytetarëve, jo neve?

Do të kemi konferencë për shtyp dhe do të tregojmë gjithçka që do të kemi për të thënë.

Atëherë në përgjithësi, kur do të ketë zgjidhje?

Zgjidhja është dhënë, janë lëshuar shpallje të reja, të gjithë ata që janë të ndershëm do të konkurrojnë. Besojmë se nuk do të lejojnë dikush t’i manipulojë dhe për qëllime politike të luaj me ardhmëritë e tyre”, u shpreh Arsovska.

Transportuesit privatë thonë se ende nuk kanë marrë ftesën për takim, por presin që kryeministri do të mbajë fjalën e dhënë.

“Apelojmë për urgjencë pasi 500 familje tashmë pa bazë dhe në mënyrë joligjore kanë mbetur pa punë dhe pa u paguar puna e kryer në katër muajt e kaluar”, tha Lenin Jovanovski, “Slloboda Prevoz”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ende nuk ka marrë informatat e duhura për të caktuar takimin, ndërsa nuk jep afat konkret.

“I pres të dhënat nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sepse thash që patjetër diskutimi me transportuesit të bazohet në fakte dhe kur do i marrim të dhënat lidhur me parametrat për të cilat kishte diskutim publik mes NQP-së, transportuesve dhe Qytetit të Shkupit, atëherë mund të organizojmë një takim të tillë në të cilin mund të njoftohemi nga afër me problemin”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndërsa kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se Arsovska dhe Kovaçevski bëjnë lojë me transportuesit privatë për të përfituar politikisht.

“Derisa merren vesh në zyrë se kush çka të thotë në opinion ata merren vesh edhe për këtë, ti ftoj në takim dhe do të jesh i miri, unë do jem e keqja dhe do të them nuk mundet, refuzoj takim të tillë por e dimë se kjo do ta godas në kokë VMRO-DPMNE-në pse, sepse VMRO-DPMNE e ka mbështetur Arsovskën. Kjo është strategjia e tyre, ata mendojnë se me këtë politikë do të bjerë rejtingu i VMRO- së”, u shpreh Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Mungesa të autobusëve të transportit publik vërehet në gjithë kryeqytetin, por situata më problematike është në linjat 9, 19 dhe 20. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button