LajmeRajon

Përfundon protesta e veteranëve në Kosovë, nuk miratohet propozimi për përfshirje në rritjen e pagës minimale

Protesta e veteranëve të UÇK-së ë Kosovë ka përfunduar, ku nuk është arritur realizimi i qëllimit të saj.

Edhe pse u protestua nuk u arrit miratimi i përfshirjes së tyre në ligjin e rritjes së pagës minimale. Aktualisht veteranët marrin pensionin prej 170.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë paradite në oborrin e Kuvendit të Kosovës teksa kanë qenë protestonin, por policia ka përdorur gaz lotsjellës në drejtim të tyre për ët shpërndarë turmën.

Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ishte paraparë të mbahej para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.

Ai është miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti. Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button