LajmeRajon

Rrahje në Prishtinë, pesë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:30, kanë pranuar informatën për një rrahje në rrugën “Simon Shiroka”, në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë pesë persona.

Sipas Policisë, në këtë rast janë lënduar të gjithë personat e përfshirë.

“Katër nga personat e përfshirë në rrahje, pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk