Kryetari i Listës ka numëruar disa kushte për heqjen e barrikadave në pjesën verioret ë vendit gjatë një fjalimi në protestën e sotme në Rudare, raporton gazeta online Reporteri.net.
Lirimin e Dejan Pantiç dhe Millan Adxhiç – tërheqjen e një “liste” të pretenduar për gjoja “arrestimin dhe pushkatimin” e serbëve të hartuar nga autoritetet e Kosovës, si dhe tërheqjen e policisë kosovare nga pjesaë veriore e vendit. Këto ishin “kushtet”, sipas Rakiç, përmbushja e të cilave do të rezultonte në heqje të barrikadave.
“Pa i përmbushur këto kushte, nuk do të ketë heqje të barrikadave, sepse më jemi lodhur duke pritur se cili prej nesh do ta ketë rradhën [për t’u arrestuar]”, ka thënë Goran Rakiç.
Në protestën e sotme të organizuar në Rudarë, ish-ministri në Qeverinë Kurti, Goran Rakiç, tha se “kjo protestë është mbledhur për shkak të terrorit që vuajmë çdo ditë, listave sekrete, dhe keqtrajtimit të njësive speciale të Kurtit”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e përkrahu këtë protestë përmes një videomesazhi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
Vuçiç foli në emër të protestuesve duke thënë se “ata po kërkojnë lirimin e të arrestuarve pa arsye dhe tërheqjen e atyre [policisë] që kanë ardhur me armë të gjata e pa të drejtë të okupojnë veriun e Kosovës”.
“Për kthimin e serbëve në institucione, kjo është tjetër gjë nga heqja e barrikadave, ata kërkojnë formimin e Asociacionit, e cila ka qenë kushti i parë i Marrëveshjes së Brukselit”.
“Për krejt këtë, si President i Serbisë, gjithmonë do t’i mbështes dhe nuk do të fshehem nga fuqitë e mëdha të botës kur e them këtë, e gjithashtu do të jem mjaftueshëm i përgjegjshëm për të mbajtur paqen, qetësinë, durimin sepse paqja është në interesin më të madh të serbëve, Serbisë dhe popullit tonë në Kosovë”, ka thënë Aleksandar Vuçiç./Reporteri.net/