LajmeRajonRajon

Policia e Kosovës: Rreth 1 mijë e 500 persona protestuan sot në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në protestën që sot është mbajtur nga serbët në Rudar të Zveçanit ishin rreth 1,500 protestues.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nuk pati ndonjë incident gjatë protestës.

“Policia e Kosovës siç ka njoftuar përmes komunikatës së saj para fillimit të  protestës, ka theksuar njohjen e të drejtës ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetarë si dhe angazhimet policore në  respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore pa dallim”.

“Sipas vlerësimeve në terren rreth orës 13:00, protesta ka përfunduar e qetë, pa ndonjë  incident të  raportuar dhe në të kanë marrë pjesë rreth 1,500 pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia deklaron se nuk kanë ndaluar asnjë autobusë me protestues për të shkuar në protestë.

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të  disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të  cilët kishin për qëllim shkuarjen në  protestën e paraparë  të  mbahet në Rudar të Zveçanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të  pavërteta dhe nuk qëndrojnë”.

Serbët ndërkaq e kanë paralajmëruar këtë protestë si më të madhen ndonjëherë.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të  ligjit dhe sigurisë,  një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë  verifikimit të  dokumenteve disa persona nuk kanë  pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje”.

Show More

Related Articles

Back to top button