LajmeSport

Messi shkatërron Estoninë

Leo Messi shkatërron Estoninë në miqësoren e luajtur në Spanjë dhe i jep Argjentinës një fitore me goleadë. Ylli i PSG-së realizoi të pestë golat në sfidën e luajtur në stadiumin “El Sadar” të Pamplonës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 9 të lojës, ku sulmuesi realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Në të 45’, rezultati shkoi në 2-0 pas asistit të Papu Gomez-it.

2 minuta nga nisja e pjesës së dytë, erdhi goli i tretë. Mesi realizoi edhe dy herë të tjera në minutat 71 dhe 76, duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm në stadium.

Ylli argjentinas realizon pesë gola pas 10 vitesh. Hera e fundit që ai e kishte bërë ishte në takimin Barça-Bajer Leverkuzen në Ligën e Kampioneve.  7 herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi një tjetër sukses në fushë, duke treguar formën e mirë që po kalon.

Show More

Related Articles

Back to top button