Kolumbiani Juan Cuadrado mund të largohet nga Juventusi këtë verë, por jo edhe nga Serie A. “Calciomercato” ka raportuar të hënën se skuadra e Romës ka shprehur interesim për 34-vjeçarin.
Cuadrado ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm dhe Roma do të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për kartonin e tij. Është trajneri i Romës, Jose Mourinho, që po insiston në transferimin e Cuadrados.
Mourinho po e sheh Cuadradon si përforcim të duhur për sezonin e tij, pasi kolumbiani mund të luajë si mbrojtës dhe sulmues krahu. Cuadrado është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, kurse edicionin e fundit ka shënuar pesë gola dhe ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat.