LajmeRajon

Elsa Lila flet pasi fitoi çmimin e parë të ‘Festivalit të 61 të Këngës’

TIRANË- Trofeun e çmimit të parë të ‘Festivalit të 61 të këngës’ e rrëmbeu këngëtarja e njohur Elsa Lila. Këngëtarja u rikthye pas 25 vitesh në skenën e madhe të këtij festivali të përvitshëm, me një dedikim për vajzën e saj ‘Evita’, siç mbante dhe vetë titullin kënga. Pas momentin të rëndësishëm për të, Elsa falenderoi të gjithë për mbështetjen dhe duartrokitjet e publikut, teksa zbuloi edhe njëherë muzën e frymëzimit, vajzën e saj Evita.

“Ndiej shumë në këtë moment! Dhe e kam shumë të vështirë ta përmbledh, gjithnjë lëmsh dhe një histori që më rikthen pas në vite. Gjithë kjo falë jush, inspirimit tuaj, dashamirësisë së jurisë dhe një orkestre të mrekullueshme, falë një stafi të palodhur dhe vajzës sime që më dha kaq inspirim! Ju falënderoj nga zemra për emocionet që më keni dhënë gjatë Festivalit. Jam shumë e lumtur që ju e pëlqyet këngën, e perceptuar dhe jam e lumtur që edhe pse nuk kanë kaluar as dy ditë, ju e këndoni“, deklaroi artistja në skenën e madhe.

Këngëtarja Elsa Lila performoi në skenën e Fetsivalit të Këngës në natën e dytë, të tretë dhe atë finale. Vajza e saj Evita ndodhej në skenë ku ka ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj. Duket se këngëtarja ka lënë pas të shkuarën dhe problemet me drejtësinë në Itali, ku u arrestua për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Lila ka zgjedhur të mos e komentojë në asnjë moment të daljes së saj publike në vendlindje këtë çështje, teksa për të gjithë u prezantua si një surprizë në ‘Festivalin e 61-të të Këngës në RTSH’.

Show More

Related Articles

Back to top button