LajmeMaqedoni

Ndryshimet kushtetuese hyjnë në Kuvend kur të ketë konsensus të gjërë

Në momentin kur do të kemi një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik për këtë, atëherë do të mund të gjendet në Kuvend, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes se nëse procedura për ndryshime kushtetuese do të fillojë menjëherë pas Festave e Vitit të Ri, siç ka njoftuar presidenti Stevo Pendarovski dhe  anëtarët e tjerë të qeverisë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij në Kuvend e potencoi gjithashtu e kam theksuar edhe unë për të gjithë politikanët e arsyeshëm në këtë vend, se ndryshimet kushtetuese që mundësojnë vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe që është një nga vendimet për rrugën drejt anëtarësimit të plotë duhet të jetë një çështje mbikombëtare dhe mbipolitike që mundëson një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Kovaçevski tha se kjo çështje sigurisht që do të diskutohet në Parlament. Natyrisht që do t’i paraprijnë konsultimet politike, do të ketë paraprakisht edhe seancën e ekspertëve, duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese dhe në momentin kur do të ketë një konsensus të gjerë social dhe politik për të, atëherë mund të gjendet në Parlament.

Kovaçevski theksoi se asnjëherë nuk është i lidhur me data, por me qëllimin, që është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

“Ju e dini që edhe kur më në fund filluam negociatat me BE-në pas 17 vjetësh, unë kurrë nuk kam qenë I lidhur me data për të gjitha pyetjet tuaja që keni bërë gjatë periudhës gjashtëmujore të negociatave që kemi pasur me BE-në dhe Bullgarinë fqinje, përkundrazi, unë jam lidhur veten me një qëllim, sepse ne kemi një qëllim shumë të qartë, që është që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030”.

Kryeministri Kovaçevski deklaroi se duhet të besojmë në atë synim dhe të punojmë që ta realizojmë dhe kjo vlen për të gjithë politikanët në vend dhe për të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve – deputetët në Kuvend./Shenja /

Show More

Related Articles

Back to top button