LajmeMaqedoni

15-vjeçari nga Maqedonia akuzohet për terrorizëm, ka dërguar denoncime të rrejshme për bomba në Kavadar

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot nga Kavadari ka njoftuar se është gjetur dërguesi i denocimeve të rreme për bomba në shkollat ​​e Kavadarit, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një fëmijë 15 vjeç. Është bastisur shtëpia e tij, pas çka është sekuestruar një kompjuter dhe një celular që janë përdorur për këtë vepër penale. Ai do të ndiqet penalisht për vepër penale terrorizëm. Ndërkohë, Maqedonia dhe NATO janë duke kërkuar dërguesit e tjerë të denoncimeve për bomba në shkolla, qendra tregtare dhe objekte të tjera vitale në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button