LajmeRajon

Serbia ‘luftë fjalësh’ me Gjermaninë/Vuçiç në konfrontim të hapur për Kosovën

Serbia është në konfronitim të hapur me Gjermaninë por edhe me vendet e tjera perëndimore pas reagimeve të ashpra nga aleatët e Kosovës për kërkesën për rikthimin e trupave serbe.

Presidenti Aleksandër Vucic dhe kryeministrja Ana Brnabic dolën me kritika të ashpra ambasadorit gjerman në Kosovë, për qëndrimet e tij ndaj barrikadave në veri të Kosovës dhe ndaj kërkesës së Serbisë për të kthyer një numër ushtarësh në Kosovë.

Në një intervistë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se kërkesa e Serbisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar 1.000 ushtarë në veri të Kosovës, është “absurde dhe e papranueshme” për Gjermaninë.

Në intervistë, Rohde po ashtu ka thënë se qytetarët në veri të Kosovës po vuajnë nga barrikadat, për shkak të mbylljes së pikave kufitare me Serbinë dhe të shkollave. Ai ka thënë se bllokadat duhet të hiqen para Krishtlindjeve. “Ne kemi nevojë për dialog, jo konfrontime. Ata që janë përgjegjës për barrikadat, duhet të mendojnë se po dëmtojnë popullatën e tyre”, ka thënë Rohde.

Kjo intervistë ka shkaktuar reagime të furishme në Serbi. Presidenti Aleksandër Vuçiq ka postuar një video në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, më 21 dhjetor, ku, mes tjerash, ka thënë se Serbia po përballet me “paturpësi të madhe që vjen nga jashtë, nga disa fuqi perëndimore”, dhe ka kritikuar ambasadorin gjerman në Prishtinë që ka kundërshtuar kërkesën e Beogradit për dërgimin e 1.000 ushtarëve në veri të Kosovës.

Një ditë më herët, Vuçiq nga Azerbajxhani, ku ka qëndruar për vizitë zyrtare, ka thënë se deklarata e ambasadorit gjerman është “e rrezikshme” dhe se ajo paraqet “kërcënim për popullin serb”. Ai ka thënë se Rohde “është i njohur për qëndrime anti-serbe”.

“Gjermania do dominim të plotë në Ballkan”, ka thënë Vuçic.

As kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, nuk i ka kursyer fjalët. Në një postim në Tëitter, ajo ka thënë se deklaratat e Rohdes, nëse “nuk është keqinterpretuar ose nëse nuk ka pasur goditje të vogël para intervistës”, janë “thellësisht shqetësuese”, sepse ai kërcënon shprehimisht serbët.

 “Deklarata vërtet skandaloze nga ambasadori gjerman në aq shumë nivele. Së pari, ju keni deklaruar se barrikadat duhen hequr dhe, madje, guxoni të urdhëroni afate (deri në Krishtlindje).”, ka shkruar ndër të tjera Bërnabiq.

Show More

Related Articles

Back to top button