LajmeSport

Guardiola i tërbuar me mesfushorin, u rikthye mbipeshë në stërvitje

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është i njohur tashmë si një nga ata që kuron edhe detajin më të vogël dhe është vazhdimisht në kërkim të perfeksionit.

Ndaj, nëse një lojtar rikthehet mbipeshë në stërvitje, sigurisht kjo nuk mund ta bëjë të lumtur spanjollin që nuk toleron aspak.

Kështu ka ndodhur me Kalvin Philliphs, lojtarin që ishte i grumbulluar me Anglinë në Kupën e Botës, mesfushori mesa duket e kishte tepruar me ushqimin gjatë ditëve të pushimit pas eventit në Katar, duke nxehur teknikun e Manchester Cityt. Guardiola e la jashtë skuadre lojtarin në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Liverpool dhe ia ka bërë të qartë Philiphs se nuk do të marrë minuta për sa kohë nuk rikthehet në peshën ideale.

“Philliphs nuk ka asnjë dëmtim, thjesht është jashtë skuadrës pasi u rikthye mbipeshë në stërvitje. Nuk është në kondicionin e duhur për të luajtur”, tha Guardiola për lojtarin pas sfidës me Liverpool/ Kujtojmë se Philliphs u transferua te City këtë verë nga Leeds United për shifrën e 45 milionë paundëve dhe pritshmëritë ishin të larta, por mesfushori vuajti një dëmtim dhe ende nuk ka fituar besimin e Guardiolës.

Show More

Related Articles

Back to top button