LajmeMaqedoni

VMRO: Drejtori ndikon hetimin për “Onishçenkon”

VMRO-DPMNE-ja akuzon drejtorin e ASK-së, Zarko Milloshevski se po ndikon në hetimin brenda ASK i cili i referohet shtetsisë së spiunit rus Oleksander Onishçenko. Sipas deputetit Dragan Kovaçki, drejtori i ASK-së ka formuar komision të ri disiplinor me njerëzit e tij të afërt për të hetuar skandalin. Kovaçki thotë se njeriu më përgjegjës për miratimin e aktit të shtetësisë është Milloshevski i cili ka të vendosur firmën e tij në dokumentin që konstaton se Onishçenko nuk përbën rrezik për shtetin.

“Zarko Milloshevski është personi më përgjegjës për dhënien e shtetësisë së oligarkut rus, Oleksander Onishçenko. Ai është funksionari i ASK-së i cili me firmën e tij ka miratuar aktin pozitiv për  siguri dhe e ka dërguar në MPB. Milloshevski në vend që të suspendohej dhe të zbatohej hetim i pavarur për rastin, ai i emërua drejtor nga ana e Kovaçevskit. Milloshevski nuk ka pritur aspak dhe menjëherë pas emërimit ka filluar të ndikon në hetim. Milloshevski ka riformuar edhe komisionin disiplinor, përkatësisht ka formuar komision të ri të përbërë nga njerëz të afërt të tij të cilët kanë filluar hetim të ri me bazë të vjetër”, u shpreh Dragan Kovaçki, Deputet i VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button