LajmeRajon

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë në Kosovë

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Arben Vita është riemëruar si ministër i Shëndetësisë me vendim të kryeministrit Albin Kurti. Në njoftim thuhet se Kurti “i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në tetor të vitit të kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar në Komunën e Prishtinës – garë të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.

Vitia kishte shërbyer si ministër i Shëndetësisë edhe në Qeverinë Kurti 1 më 2020. Pas dorëheqjes së tij, rreth një muaj më vonë, ministër i Shëndetësisë ishte emëruar Rifat Latifi. Por, ky i fundit dha dorëheqje më 6 tetor, gati një vit pas marrjes së detyrës. Që nga atëherë, Kosova ishte me ushtruese detyre të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në shtator kishte themeluar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi i cili udhëhiqet nga kryeministri Kurti.

Sipas vendimit të Qeverisë, disa nga përgjegjësitë e këtij komisioni janë zhvillimi i sistemit informativ i sistemit shëndetësor, në të gjitha nivelet e sektorit publik dhe privat, analiza dhe definimi i ndarjes dhe bashkëpunimit publiko-privat në shëndetësi si dhe reforma tjera në sistemin shëndetësor të Kosovës. Ky Komision deri më tani ka zhvilluar disa takime.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk