Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltarja në ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, tha se barrikadat nuk janë heroizëm apo përgjigje autentike e popullit (siç është paraqitur edhe nga disa media të pavarura) “por rezultat i politikave të gabuara të Beogradit”.
Ajo në një postim në Twitter ka shtuar se nuk ka stabilizim të veriut pa kthimin e serbëve vendas në Policinë e Kosovës dhe sipas saj “kush e mohon këtë nuk ua do të mirën serbëve atje në veri”.
“Ka dy prioritete: kthimi në PK dhe gjetja urgjente e një kompromisi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe (siç rekomandohet nga i deleguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar). Alternativa është një konflikt që do të na kushtojë shumë të gjithëve,” shpjegoi ajo.