LajmeMaqedoni

Xhaferi: Ndaj bindjen që në politikë ka besë dhe politikanit mund t’i besohet

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar Valdet Xhaferi, flet për politikën, udhëheqjen me degën e Gostivarit, institucionin që drejton dhe karrierën e tij.

Xhaferi shpreh bindjen që politika është art i së mundshmesh dhe një mundësi ideale për të qenë në shërbim të komunitetit, dhe jo e kundërta.

“Në skenën politike defilojnë personalitete të ndryshme që lejnë gjurmë për të mirë apo për të keq, dhe kjo varret nga individi. Përgjegjësia është individuale dhe çdo kush duhet të mban llogari për veprimet e veta.

Politika është art i së mundshmesh dhe një mundësi e përkyer për të qenë në shërbim të komunitetit, dhe jo e kundërta.

Ne në organizatën tonë e kemi kuptuar drejt këtë parim dhe nga pozicioni ku jemi mundohemi që ta dëshmojmë të kundërtën e asaj që thuhet për politikën dhe politikanët. Ndaj bindjen që në politikë ka besë dhe politikanit mund t’i besohet pa asnjë dilemë”, shprehet Xhaferi për FLAKA.

Show More

Related Articles

Back to top button