LajmeMaqedoni

MEPSO në përkrahje të UShT-së dhe studentëve shqiptarë

Drejtori Gjerenal i Sh.A. MEPSO, Orhan Murtezani dhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Kushtrim Ahmeti dje nënshkruan memorandum bashkëpunimi me çka përcaktohet korrniza e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Bashkëpunimi do të realizohet në sferën e elektroteknikës dhe teknologjive informatike përmes programeve edukativo-arsimore dhe punës praktike, punë në projekte hulumtuese, përkrahje profesioniste, konferenca dhe seminare shkencore dhe punëtori.

Me këtë memorandum ndër të tjera parashikohet edhe ndarja e bursave për tre studentë nga cikli i parë, i dytë dhe i tretë i studimeve, me kohëzgjatje prej 10 muajsh. Pagesa e bursës do të realizohet në dy këste brenda vitit, nga 40 000 denarë, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet me publikim të konkursit paraprak.

AlternAtivA me gjithë kapacitetet e saj në Qeveri do të vazhdojë të kujdeset për ngritjen e cilësisë dhe përkrahjen e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button