LajmeMaqedoniRajon

Qeveria miratoi vendimin, Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e diplomave shkencore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 50-të, që u mbajt përmes video konferencës, miratoi ndryshimet dhe plotësimet e konkluzionit nga mbledhja e kaluar, në lidhje me Marrëveshjen për bashkëpunim për vendet e Ballkanit Perëndimor, në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

“Në përputhje me konkluzionet, nënshkrues i kësaj Marrëveshjeje, e cila do të nënshkruhet në Samitin e Ballkanit të Hapur më 8 qershor në Ohër, do të jetë Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ndërsa nga ana e Republikës së Serbisë Marrëveshjen do ta nënshkruajë Kryetari Aleksandar Vuçiq dhe në emër të Republikë së Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button