LajmeMaqedoni

Detaje nga aksioni në Tabanoc, 30 ditë paraburgim për komandantin

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë komandantit të pikës kufitare në “Tabanoc” mbi dyshimet për tri vepra penale: “bashkëpunim kriminal”, “mit marrje” dhe “shpërdorim me detyrën zyrtare”. Bashkë me të, masa e njëjtë e paraburgimit i është caktuar edhe dy policëve të tjerë. Masa kujdesi janë shqiptuar edhe ndaj policëve për të cilët momentalisht është konstatuar mungesë e provave, por obligohen me paraqitje deri në përfundim të procedurës hetimore.

“Masa e paraburgimit 30 ditorë është caktuar për të dyshuarit: I.N, F.V dhe D.K. Ndaj personit H.K është caktuar arrest shtëpiak, ndërsa A.S dhe M.J për shkak të procedurës së shkurtuar, do të qëndrojnë në paraburgim 8 ditorë. Ndërkohë ndaj J.N, N.P dhe A.A janë caktuar masa kujdesi”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Prokuroria pretendon se grupi ka qenë i mirë organizuar dhe është formuar nga i dyshuari i parë, përkatësisht nga komandanti i pikës kufitare. Sipas organit të akuzës, komandanti i pikës kufitare ka obliguar policët t’i dërgojnë në muaj nga 150 euro.

“I dyshuari i parë, në fillim si shef ndërrimi dhe më pas komandant i pikës kufitare ka sistemuar ose ndikuar në sistemimin e tre nëpunësve të tjerë nëpër kabina ku edhe ka frekuentim më të madh të pasagjerëve në hyrje dhe dalje të shtetit. Tre nëpunësit si policë kanë pasur për detyrim të kërkojnë dhe pranojnë dhuratë nga 5, 10, 20 ose 30 euro për vete dhe për të dyshuarin e parë për të bërë veprime zyrtare të cilat nuk kanë të drejtë t’i bëjnë (referuar ligjit) edhe atë: të lejojnë vetura pa kartonin e gjelbër, pa autorizim për veturën, pa dokumente udhëtimi, patentë shoferi pse dokumente të tjera të nevojshme. Nga viti 2020 deri më 25 dhjetor 2022 disa herë kanë marr mito, ndërsa ka shuma e siguruar në çdo muaj nga 150 euro i kanë dhënë të dyshuarit të parë (komandantit)”, thonë nga Prokuroria Publike.

Gjatë bastisjes policia ka sekuestruar shuma të mëdha parash të cilat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve dhe në vendin e tyre të punës, gjë e cila dëshmohet edhe përmes pamjeve nga aksioni policor.

“Janë sekuestruar 16.413 euro, 219.195 denarë, 60 franga zvicerane dhe 375 dinarë të Serbisë. Shuma më e madhe e parave është gjetur tek i dyshuari H.K gjithsej 15.885 euro dhe 30 franga zvicerane”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Grupi ka qenë nën masa të veçanta hetuese nga viti 2020. Policia njoftoi për 12 kallëzime penale, ndërsa Prokuroria ka proceduar masa hetuese ndaj 9 nëpunësve policorë. Nuk dihet nëse mbi bazën e kallëzimeve penale, Kontrolli i Brendshëm në MPB do të ndërmerr ose jo masa disiplinore ndaj nëpunësve policorë. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button