KOSOVË- Një burrë ka humbur jetën ndërsa një grua është lënduar pas rrëzimit të pemëve në qendër të Prishtinës pas erërave të forta.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Prishtinës e cila në një njoftim zyrtar konfirmoi se viktimë ka mbetur një burrë rreth të 30-ve dhe një grua është lënduar.
Nga meteorologët ishte parashikuar një përkeqësim moti sot në kryeqytetin e Kosovës. E
rërat e forta që kanë pushtuar Prishtinën kanë rrëzuar disa lisa në lagjen ‘Pejton’ ku aty pranë ndodheshin disa makina të parkuara. (noa.al/M.D)