LajmeMaqedoni

MASH: Arsimi është sistem politikisht neutral, do të korrigjohen lëshimet në tekstin shkollor për klasën e 5-të

Në lidhje me vërejtjet e caktuara të transmetuara nga mediet gjatë ditës së djeshme për tekstin shkollor të Gjuhës Shqipe për klasën e 5-të, MASH përsëri njofton opinionin se procesi i miratimit të një teksti shkollor udhëhiqet nga Komisioni Nacional i teksteve shkollore dhe të njëjtit në asnjë rast dhe në asnjë aspekt nuk ndikojnë strukturat udhëheqëse të ministrisë, dhe asnjë lloj faktori politik.

Duke marrë parasysh atë se arsimi, ndërsa gjithashtu i gjithë procesi edukativo-arsimor janë politikisht neutrale dhe jashtë politikave ditore partiake, ndërsa me qëllim të shmangjes së involvimit të një partie ose strukture të caktuar politike në tekstet shkollore, MASH i bën thirrje autorit të tekstit shkollor të theksuar dhe Shërbimit Pedagogjik, të veprojnë sipas Ligjit për tekstet shkollore.

Neni 14 i zgjidhjes ligjore rregullon në mënyrë të prerë në rast se konstatohet se në tekst shkollor të miratuar nevojiten disa korrigjime ose plotësime, ndërsa të njëjtat nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor, Shërbimi Pedagogjik duhet të dorëzojë kërkesë deri te botuesi, gjegjësisht autorit të propozojë korrigjim ose plotësim në tekst të tekstit shkollor brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kërkesë për plotësim ose korrigjim mund të parashtrojë edhe vetë autori ose botuesi.

Menjëherë pas veprimit të autorit dhe Shërbimit Pedagogjik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në komunikim me operatorin ekonomik i cili është zgjedhur t’i botojë tekstet shkollore për nxënësit e arsimit fillor, në afat sa më të shkurtër kohor dhe pa shpenzime shtesë të buxhetit, do të bëjë korrigjimin e lëshimeve dhe gabimeve të bëra.

Show More

Related Articles

Back to top button