Të nderuar qytetar të Kumanovës! Të nderuara medie. Në seancën e 17 të Këshillit të Komunës së Kumanovës u miratuan programet për kulturë dhe sport për vitin 2023.
Me kontribut dhe me kërkesë të këshilltarit tonë komunal Driton Sulejmani si dhe me pjesëmarrjen tonë në qeverisjen lokale, miratuam programin për kulturë dhe sport për vitin 2023 i cili dukshëm ka mjete financiare më shumë në krahasim me vitet e kaluara. Sportet dhe kultura shqiptare do të pasqyrohen përmes këtij programi.
Sa i përket programit për kulturë për vitin 2023 nga buxheti i komunës së Kumanovës do të financohen projektet nga shoqatat dhe manifestimet kulturore në vijim:
1. Festivali ”Fluturat” me shumë 100.000 denarë;
2. Shoqata Mrika ” Dita e flamurit ” me shumë 70.000 denarë;
3. 78 vjetori i SHKA ”Bajram Shabani” me shumë 80.000 denarë;
4. Festivali Ballkanik e organizuar nga SHKA ”Bajram Shabani” me shumë 85.000 denarë;
5. Bashkë jemi BE me shumë 20.000 denarë
6. SHKA ”Bajram Shabani” ju ndanë 50.000 den për funksionim
Gjithashtu përmes Fondacionit për Kulturë dhe Sport të komunës së Kumanovës do të financohen edhe organizimi i këtyre manifestimeve të rëndësishme:
1. Dita e 7 Marsit
2. Takimet poetike të Karadakut
3. Java Kulturore Shqiptare
4. Dita e Alfabetit
5. Darka e Iftarit
6. Koncert Bajrami
7. Kurban Bajrami
Sa i përket programit për sport të Lidhjes së klubeve sportive klubet sportive që do të financohen janë:
1. KF Bashkimi me shumë 400.000 denarë
2. Klubi i basketbollit për femra Rinia me shumë 300.000 denarë
3. Klubi i atletikës Teuta me shumë 200.000 denarë
4. KF Milano me shumë 40.000 denarë
5. KF Forca në futsall me shumë 40.000 den
6. Klubi i Karates Bashkimi me shumë 25.000 denarë
Gjithashtu janë ndarë 1.200.000 denarë për mbulimin e shpenzimeve për transport të cilën mund ta shfrytëzojnë klubet sportive, për sportin shkollorë janë ndarë 1.100.000 denarë, për organizimin e aktiviteteve sportive, turnirave dhe manifestimeve sportive 800.000 denarë.