Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të hënën sanksione ndaj presidentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara.
Kështu u bë e ditur në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit.
Po ashtu, SHBA-ja ka sanksionuar Alen Sheraniq, ministër i Shëndetësisë në Republikën Sërpska.