Moti sot në vendin tone do të jetë me diell dhe vranësira. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Do të fryjë një erë e fortë në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 17, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizin prej 25 deri në 31 gradë celsius.
Deri ditën e premte moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe në shumë vende do të ketë kushte për reshje të shiut.