Duke filluar nga 1 janari i vitit 2023 rreth 99,2 % e amvisërive dhe 70.000 kompani vendore do të kenë fatura më të ulëta të energjisë elektrike.
Ky vendim i miratuar sot, u bë publik nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi teksa shihet si masë lehtësuese për amvisëritë dhe kompanitë e vogla.
Grubi ndër të tjera ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike, thirrje kjo në kuadër të fushatës “Të kursejmë sot që të kemi nesër”.
Vazhdojmë të ruajmë buxhetin familjar të qytetarëve nga efektet e krizës globale energjetike dhe ekonomike!
Nga 1 janari i vitit 2023 rreth 99,2 % e amvisërive dhe 70.000 kompani vendore do të kenë fatura më të ulëta të energjisë elektrike pas vendimit të ndërmarrë sot, në të cilin përcaktohet që:
çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë e bllokut të parë të zvogëlohet për 4.11 %, të bllokut të dytë të zvogëlohet për 2.95%, ndërsa të rritet për bllokun e tretë për 0.85 % dhe për bllokun e katërt për 7.65% , ku dhe bëjnë pjesë shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike ;
çmimi për transmetimin e rrymës elektrike të zvogëlohet për 8.66 %, ndërsa çmimi i shpërndarjes së saj të zvogëlohet për 19.54 %, gjë që është edhe ndihmë shtesë për kompanitë që janë në tregun e lirë të energjisë elektrike pasi zvogëlohen për rreth 20 % shpenzimet e tyre për rrjetin dhe kyçjen.
Apeloj deri te qytetarët që të vazhdojnë me aplikimin e masave të kursimit të energjisë elektrike!