LajmeMaqedoni

Ivan Xholev u rizgjodh kryetar i Gjykatës Penale

Ivan Xholev u rizgjodh kryetar i Gjykatës Penale. Ai ishte i vetmi kandidat i paraqitur për këtë pozicion.

Ky është mandati i dytë i Xholevit, i cili ishte ushtrues detyre për më shumë se gjashtë muaj. Këshilli Gjyqësor e zgjodhi pasi fitoi pikët maksimale në vlerësimin nga Komisioni.

Xholev u zgjodh për herë të parë për kryetar në vitin 2017. Sipas anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ai ka njohuri dhe ekspertizë për këtë pozitë dhe është zgjedhur unanimisht.

Show More

Related Articles

Back to top button