Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në cilësinë e personit të autorizuar nga themeluesi i Universitetit, respektivisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të të punësuarve në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, prof. dr. Angell Ristov, sot nënshkruan marrëveshjen kolektive individuale të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.
Me këtë marrëveshje rregullohen së afërmi të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve dhe punëdhënësit, Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, vëllimi dhe mënyra e realizimit të drejtave, obligimeve dhe çështjeve tjera me interes të punësuarve dhe punëdhënësit, si dhe mënyra dhe procedura për zgjidhjen e kontesteve të ndërsjella.
Nga Kuvendi thonë se ky akt erdhi si rezultat i betejës dhe angazhimit prej më shumë se dy vite të Sindikatës për përmirësimin e gjendjes materiale të kuadrove arsimorë dhe joarsimorë në universitetin më të vjetër në vend.
“U pranuan përpjekjet në bazë të cilave në vitin 2024 dhe 2025, do të vijë deri në rritjen e konsiderueshme të pagave të punësuarve në Universitet, me çka do të kontribuohet në zhvillimin më cilësor të shkencës dhe arsimit sipëror, e tëra në interes të studentëve dhe shtetit”, thonë nga Kuvendi.
Sipas Unionit të Sindikatave të Universitetit, ky është një akt historik, sepse është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë ndërmjet një institucioni të arsimit të lartë dhe legjislativit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është shenjë e mbështetjes konkrete të shteti përsa i përket zhvillimit dhe ecurisë së arsimit të lartë, pra dhe shtetit, natyrisht.
“Më në fund presim dhe konfirmojmë se shteti do të mbështesë arsimin e lartë dhe është në interes të zhvillimit dhe përparimit të shtetit, arsimit dhe shkencës”, tha prof. dr. Ristov, duke falënderuar Xhaferin për angazhimin e tij.