LajmeRajon

Tritol banesës së efektivit, policia tregon ngjarjen: Nga shpërthimi u dëmtua një makinë dhe…

Policia e Shkodres ka dhene informacion per ngjarjen ne banesën e policit Valter Serra.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Show More

Related Articles

Back to top button