Zlatan Ibrahimovic do të negociojë vazhdimin e kontratës me Milanin.
Ylli suedez ka pësuar një lëndim së fundmi dhe ky lëndim do t’i marrë atij rreth 7-8 muaj kohë për rikuperim.
Lojtari mbetet pa kontratë së shpejti, por Fabrizio Romano thotë se një rinovim po negociohet, përcjell lajmi.net.
Zlatan do të jetë i hapur për të reduktuar pagën, pasi atij i duhen 7-8 muaj kohë për rikuperimin nga operimi në gju.
Gjithçka do të vendoset së shpejti, pasi Milan të finalizojë blerjet e para në merkato. /Lajmi.net/