LajmeSport

Ronaldo: Dua të zbuloj Arabinë/ Ylli i futbollit nënshkruan me Al Nasr për 200 milionë euro në sezon

Telenovela e Ronaldos mori fund me Al Nassr. Marrëveshja me arabët parashikon rolin e njeriut imazh për të qenë kandidatë për kampionatin botëror në vitin 2030.

200 milionë euro në sezon për një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në vitin 2025. Tashmë CR7 bëhet lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

Pas prezantimit, ylli portugez është shprehur se e bindi vizioni i klubit për të firmosur.

“MEZI PRES TË PROVOJ NJË LIGË TË RE FUTBOLLI NË NJË VEND TË RI. VIZIONI I AL NASSR MË STIMULON SHUMË DHE JAM I EMOCIONUAR QË PO BASHKOHEM ME SHOKËT E MI TË RINJË TË SKUADRËS NË PËRPJEKJE PËR TË NDIHMUAR KLUBIN TË ARRIJË MË SHUMË SUKSES”, – THA RONALDO.

Tifozët e klubit arab janë trefishuar në rrjetet sociale dhe kjo për efekt të Ronaldos. Në dyqanet e skuadrës tifozët janë dyndur për të blerë fanella me numrin 7 dhe emrin e sulmuesit.

Pasi të mbyllë kontratën, Ronaldo do jetë një nga ambasadorët e Arabisë Saudite për kandidaturën në FIFA, me qëllim për të fituar të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës 2030 në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Greqi.

Show More

Related Articles

Back to top button