Në periudhën prej janarit deri në nëntor të vitit të kaluar është regjistruar ulje e numrit të punësuarve për 1.9 për qind, ndërkohë në disa sektorë kemi ulje akoma më të madhe, derisa në tjerat rritje të theksuar.
Në nëntor të vitit 2022 është regjistruar rritje e numrit të punësuarve për 41.2 për qind në krahasim me nëntorin e vitit paraprak te prodhimi i duhanit. Në këtë periudhë rritje është regjistruar edhe te produktet elektronike për 17.9 për qind dhe 13.2 te prodhimi i veturave.
Ndërkohë në disa sektorë është regjistruar ulje e madhe e numrit të punësuarve, ashtu që te riparimi dhe instalimi i makinerisë për 29.6 për qind, ndërsa te prodhimi i lëkurës dhe produkteve të saj është regjistruar ulje për 26.3 për qind.