LajmeRajon

Osmani uron Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së BE-së

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Suedinë me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Ajo me këtë rast ka thënë se mezi presin të punojnë së bashku në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

“Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, Suedia sot më 1 janar merr kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj. Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BEsë, Suedia do ta marrë nga Çekia.

Show More

Related Articles

Back to top button