LajmeMaqedoni

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë ndryshim të qeverisë

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE knë akuzuar pushtetin për inflacionin e lartë të çmimeve dhe standartin e ulët të qytetarëve.

”Standardi i qytetarëve ka rënë në nivelin më të ulët për shkak të politikave të këqija të LSDM-së. Pagat dhe pensionet e kanë humbur garën e çmimeve. Ajo që mund të blihej me një mijë denarë, sot nuk mund të blihet me dy mijë. Maqedonia po përballet me inflacionin më të lartë në rajon dhe një nga më të lartët në Evropë. Në botë jemi ndër vendet e para për sa i përket rritjes së çmimeve të ushqimeve. Kjo do të thotë se qytetarët tanë më shpejtë dhe më shume varfërohen në krahasim me të tjerët” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia opozitare VMRO–DPMNE shtojnë se numri i madh i të rinjve dëshirojnë ta braktisin vendin përshkak të dështimit të politikës ekonomike, kjo sipas opozitës është rezultati i qeverisë LSDM dhe BDI. Nga kjo parti kërkojnë ndryshim të qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button