Siguruam disa sasi të terapisë për të sëmurit me kancer. Ajo është terapi biologjike dhe kjo është për disa pacientë. Nuk mund të shfrytëzojmë terapi biologjike për cilin do pacient me kancer dhe duke e dituar mundësinë financiare të institucioneve tona, madje edhe të shtetit veçanërisht në këto rrethana, ne bëjmë hetim të pacientëve, gjegjësisht grupim të pacientëve sipas nevojës dhe përcaktim të terapisë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Ai theksoi se terapia biologjike nuk përputhet për çdo pacient, ndërsa terapia standarde, të cilën e kemi shfrytëzohet në tërë botën për pacientët të cilët kanë kancer.
“Në atë pjesë duhet të bëjmë një distriksion të qartë për kë cilën terapi është më e nevojshme. Kujdesemi për shëndetin e çdo pacientë. Si Ministri dhe si Institut për onkologji nuk mund të bëjmë dallim midis pacientëve të cilët kanë nevojë të mos u jepet kjo terapi bashkëkohore ose, të tjerëve të cilëve u duhet terapi standarde, ndërsa ne u japim terapi më të shtrenjtë pa nevojë”, shtoi Sali, duke u përgjigj në pyetje të gazetarëve pas trajnimit për ndihmën e parë dedikuar për nxënësit e SHMK “Arseni Jovkov” në Shkup, në kuadër të fushatës së Kryqit të Kuq.