Një 27 vjeçar nga Gostivari thotë se ka paguar për pushime në Egjipt përmes një agjencioni nga Shkupi, por ka mbetur edhe pa pushime edhe pa paratë e tija.
Policia thotë se merren masa pë zbardhjen e rastit.
“Njëzet e shtatë vjeçari S.H. nga rrethina e Gostivarit dje (03-janar) në ora 13:00 në SPB Tetovë ka raportuar se është mashtruar nga pronari i një agjencie turistike në Shkup, në të cilën ka paguar për një aranzhim për në Egjipt në muajin gusht të vitin e kaluar. Megjithatë, as marrëveshja nuk është zbatuar dhe as paratë e paguara nuk iu kthyen. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.