Një e mitur ka raportuar të martën në Policinë e Kosovës se është dhunuar në një motel në Ferizaj në shtator të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka treguar për rastin dhe se i dyshuari është duke u kërkuar.
“Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë, ndërsa rastin e ka cilësuar si “dhunim”.
Burime për KOHËN kanë bërë të ditur se viktima është 16-vjeçare. Po ashtu kanë treguar se i dyshuari i ka publikuar videot e aktit në rrjetin social Tik Tok. Sipas, burimeve, familjarët e të dyshuarit kanë deklaruar se ai nuk gjendet në Kosovë.